Qytetarët e Komunës së Obiliqit kanë raportuar disa herë në ndreqe.com për një rrugë e cila aktualisht është e dëmtuar në fshatin Siboc të kësaj komune.

Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Obiliqit, Avdyrrahman Krasniqi, i cili tha se në këtë rrugë vetëm këtë vit është intervenuar dy herë.


Mirëpo, siç tha ai për shkak se në këtë rrugë rrëshqet vazhdimisht dheu, kjo rrugë është duke u dëmtuar sërish.

Krasniqi tha se këtë problem do ta zgjidhin, por pasi të ndalojnë reshjet e shiut.

“Është intervenuar dy herë  në muajin janar dhe mars, brenda këtij viti. Dheu po rrëshqet vazhdimisht...në të ardhmen do e shohim se si do e rregullojmë këtë çështje në momentin që të ndalojnë reshjet”, ka thënë Krasniqi.

Telegrafi po ashtu ka siguruar fotografi të rregullimit të kësaj rruge, e cila po prishet sërish.

rruga o 3 Intervenimi nga komuna i rrugës "Sadikaj", në fshatin Siboc të Obiliqit

rruga o 2 Intervenimi nga komuna i rrugës "Sadikaj", në fshatin Siboc të Obiliqit

rruga obiliq Intervenimi nga komuna i rrugës "Sadikaj", në fshatin Siboc të Obiliqit

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunale, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në komunën tuaj, në ndreqe.com. /Telegrafi/