Presioni për tu bërë një futbollist i madh është i lartë, ndërsa kalon edhe në vështirësi pas një kohe.
Ka edhe nga ata që etiketohen me emrat e lojtarëve të mëdhenj për aftësitë që i tregojnë në start të karrierës.
Shumë prej tyre janë etiketuar edhe si ‘Cristiano Ronaldo i ri’, që është një etiketë dhe një barrë e madhe.
Bë listën e përpiluar janë 11 lojtarë që janë krahasuar me legjendën e futbollit, aktualisht pjesë e Juventusit.
Në listë janë përfshirë edhe dy lojtarë që kanë luajtur te Manchester United, si dhe një talent portugez që së fundmi ka kaluar te Barcelona, të cilët kanë shpenzuar mbi 30 milionë euro.
JOEL FELIX
Aktualisht te Atletico Madridi, si blerja më e madhe në histori të klubit, ku kushtoi mbi 120 milionë euro.
Ai e ka pasur fatin të luajë me Ronaldon në Kombëtaren e Portugalisë.
FEDERICO MACHEDA
Ai ishte shok i skuadrës së Ronaldos në vitin 2009, ku pashmangshëm filloi edhe krahasimi.
Italiani e nisi mirë, por pastaj filloi dështimi, pasi u huazua në disa klube . Aktualisht Macheda luan në Panathinaikos në Greqi.
VINICIUS JUNIOR
Braziliani pjesë e Real Madridit nga viti 2018, kur kaloi nga Flamengo për 39 milionë funte, ka gjasa të arrijë shumë në karrierë.
Tek tani ai ka filluar të shfaqë shkëlqimin e tij në ekipin e parë – duke shënuar madje edhe kundër Barcelonës.
Ngjashëm me Ronaldon në vitet e tij të para , ai është i shpejt dhe ka një mjeshtër i në driblim.
ANTONI MARTIAL
Sulmuesi francez Martial, aktualisht 24 vjeç, pjesë e klubit nga “Old Trafford” si njeriu dhe më i besuar në sulm të skuadrës nga Ole Gunnar Solskjaer.
Këtë sezon ai ka treguar se mund të jetë shumë i rëndësishëm, duke shënuar 16 gola në të gjitha garat.
Ai kaloi nga Monaco te United për një shumë prej 58 milionë funte në vitit 2015, shumë të cilën ish-menaxheri i United, Louis van Gaal e përshkroi si “qesharake”.
FRANCISCO TRINCAO
Trincao pritet të bashkohet me Barcelonën dhe të luajë me Lionel Messin që nga korriku.
Portugezi ri ka një fizik të ngjashëm me Ronaldon dhe është i fortë me top.
Ai është në gjendje të luajë tre pozitat e sulmit dhe ka një goditje të mirë, por edhe aftësi dribluese.
WILFRIED ZAHA
Duket pak e padrejtë ta quajmë Zahan një ‘flop’, pasi ai edhe sot luan në Ligën premier te Crystal Palace.
Por periudha e tij te Manchester United në vitet 2013-15 ishte një katastrofë.
KYLIANE MBAPPE
Mbappe që tani është një super yll dhe e ka të ardhmen para tij.
Edhe pse 21 vjeç, ai ka shënuar 30 gola në 33 ndeshje këtë sezon, e ka fituar Kupën e Botës me Francën, dhe shihet si trashëgimtar i Ronaldos dhe Messit për ‘Topin e Artë’.
Ai është fitues potencial i ‘Topit të Artë’ dhe emri më i lakuar në afatin kalimtar.
KAIO JORGE
Chelsea, Juventus dhe Bayer Leverkusen janë vënë në gjurmët e tij, p[asi konsiderohet sensacion për moshën që ka.
18-vjeçari raportohet se është lojtari më i mirë që kanë parë te Santos që nga koha e Neymar.
Por është shumë herët për të thënë nëse ai me të vërtetë do të lulëzojë dhe do të ketë karrierë si Ronaldo.
LUCAS OCAMPOS
Ocampos, tani 25 vjeç, e nisi te River Plate, ku shënoi shtatë gola në 38 ndeshje.
Forma e tij bëri që ai të kalojë te Monaco, pastaj te Marseille.
Lëndimet e huazimeve në Itali bën që karriera e tij të bie, por me kalimin te Sevilla në verën e vitit 2019, ai ka filluar të ringjallet pasi ka shënuar 12 gola këtë sezon.
GONCALO GUEDES
Ishte e pashmangshme që Guedes do të krahasohej me Ronaldon, duke qenë se është portugez, përfaqësohet nga i njëjti agjent, Jorge Mendes, dhe luan në krahë.
Por 23-vjeçari nuk arriti të përmbushë pritjet kur u transferua në PSG nga Benfica në vitin 2017, ndërsa tani është te Valencia.
RAFAEL LEAO
Vetëm 20 vjeç, Leao e ka karrierën përpara dhe e kishte nisur mirë te Sporting Lisbon.
Një sezon i shkëlqyer te Lille, ku ai shënoi tetë gola në 26 ndeshje, bëri që AC Milan ta blejë në verën e kaluar.
Sulmuesi portugez është përshtatur mirë me jetën në Itali, por ka akoma për të dhënë.
/Telegrafi/