Në fund të vitit 2023, Qeveria pati lansuar masën e punësimit për gratë e mbijetuara nga dhuna. Me këtë synohej punësimi dhe ri-integrimi i tyre në tregun e punës. Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë të ditur se sa është numri i tyre që janë punësuar gjatë kësaj kohe. Ndërkaq, organizatat joqeveritare nuk shprehen të kënaqura dhe thonë se është shqetësues numri i vogël i aplikimeve.
Në kuadër të masës “Mbështetje për punësimin e grave viktima të dhunës në familje”, ishte paraparë që qeveria të mbulojë 70 për qind të pagës bruto deri në 300 euro në muaj për një periudhë kohore prej gjashtë muaj.
Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Zana Hamiti tregon se vitin e kaluar janë strehuar rreth 150 gra dhe fëmijë. Shumica e të mbijetuarave të dhunës në familje, siç shton ajo, jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
“Nuk ka dalë qysh e kemi prit, po shpresojmë që ndoshta do të krijohen kushte të tjera sepse vetëm njëra prej komponentëve që ia plotëson viktimave është punësimi. Shumica e tyre nuk kanë edhe banim, me këtë pagë ato nuk mund të pavarësohen që ta paguajnë edhe qiranë, të jetojnë sa fëmijë i kanë, dy-tre, fëmijë. Është e papërballueshme prapë kostoja”, thotë ajo.
Ajo e konsideron shqetësuese numrin e vogël të aplikimeve në kuadër të kësaj mase për punësim.
“Gjatë takimeve që i kemi pasur në vazhdimësi edhe në kuadër të institucioneve, me Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë shqetësuese pse është numri kaq i vogël i aplikimeve për punësimin në kuadër të kësaj pike. Mirëpo, ne kemi ardhë në një konkludim se këtu është mundësia për 70 për qind të pagës bazë e paguan Ministria, ndërsa 30 për qind punëdhënësi, lidhet kontrata në afat gjashtë muaj, sigurisht me mundësi vazhdimi, mirëpo ku e kemi vërejtur në këto raste të dhunës në familje shumica prej tyre ose punojnë në biznese private që nuk ja transferojnë pagën përmes bankës, ose kanë ndihma sociale. Që automatikisht nëse ju dalin mjetet përmes xhirollogarisë bankare, ju ndalën ndihmat sociale”, deklaron ajo.
Se kjo masë nuk ka qenë e suksesshme thotë edhe Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillim të Politikave Sociale.
“Rezultatet e saj [masës] nuk mund të themi që janë të dukshme, të matshme ose të prekshme. Për shkak se duhet të kemi parasysh që kur kemi të bëjmë me raste të dhunës në familje edhe ato gra të cilat janë të punësuara e kanë të vështirë që ta mbajnë vendin e punës e mos të flasim për ato të cilat janë viktima të dhunës në familje që nuk kanë qenë asnjëherë në një punë. Për shkak se procedurat të cilat duhet të ndjek një viktimë e dhunës në familje, janë procedura jashtëzakonisht të rënda, burokratike. Duhet të vrapojë në polici, në qendrën për punë sociale, në gjykatë, në prokurori edhe në strehimore dhe është e pamundshme që të mbajë edhe vendin e punës edhe të kujdeset”, deklaron ai për KosovaPress.
Gratë të cilat janë të mbijetuara të dhunës në familje është e domosdoshme që të jenë të pavarura ekonomikisht.
Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se ato përjetojnë edhe dhunë ekonomike dhe psikike.
“Çdo grua e cila përjeton dhunë në familje, është tejet e rëndësishme që ajo të punësohet në mënyrë që të krijojë pavarësinë ekonomike dhe në bazë të kësaj ajo të mund të krijojë një ambient më të përshtatshëm për vetën dhe fëmijët e saj në mënyrë që të mos kthehen në ambiente abuzive dhe të mos falin dhunuesit, ashtu edhe siç ka ndodhur vazhdimisht. Një prej gjërave të cilat ne jemi të vetëdijshëm që po ndodhin në shoqërinë tonë është që viktimat e dhunës në familje vazhdimisht tërheqin deklaratat, vazhdimisht falin dhunuesit. Kjo vjen për shkak të presionit ekonomik që ato nuk kanë një shtëpi të tyre, nuk kanë mjete financiare, nuk kanë punë, nuk kanë trashëgimi”, thekson Breznica.
Lidhur me këtë çështje, KosovaPress është interesuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Financave, porse deri në momentin e publikimit nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Të drejtë aplikimi për masën “Mbështetje për punësimin e grave viktima të dhunës në familje” kanë të gjitha vajzat dhe gratë viktima të dhunës në familje, të cilat janë: mbi moshën 18-vjeçare, të mos jetë e regjistruar si e punësuar në ATK për tre muajt e fundit para aplikimit dhe të jenë të regjistruara si të papuna në Agjencinë e Punësimit të Kosovës. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker