LAJMI I FUNDIT:

U prezantuan si klientë të pasur, plaçkitën orë dore në vlerë prej 150 mijë eurosh (Video)

U prezantuan si klientë të pasur, plaçkitën orë dore në vlerë prej 150 mijë eurosh (Video)

Në një dyqan të orëve të shtrenjta në Essex të Anglisë, kanë shkuar dy burra të veshur me kostume dhe janë interesuar që të blejnë orë të shtrenjta.

Por, në momentin që njëri kinse donte të paguante për orën që kishte vënë në dorë, e ka nxjerrë revolen dhe ka kërcënuar shitësin.

Ky i fundit ka shkuar në një dhomë të sigurt dhe e ka mbyllur derën automatike, në mënyrë që plaçkitësit të mesin brenda, transmeton Telegrafi.


Siç shihet në videon e postuar më poshtë, derisa njëri e ka thyer me çekan derën e xhamit, tjetri e ka mbushur çantën me orët që kapin vlerën e 150 mijë eurove.

Deri më tani, Policia i ka arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen, ndërsa po kërkon informata të mëtutjeshme për të zbardhur rastin. /Telegrafi/

https://youtu.be/i4veqO6Pwz4