U bë pranim-dorëzimi i funksioneve në Ministrinë e Financave të Maqedonisë

Në Ministrinë e Financave u bë pranim-dorëzimi i funksioneve ndërmjet ish-ministrit Kiril Minoski, dhe ministrit të tanishëm Dragan Tevdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas kësaj ceremonie, Tevdovski takoi të gjithë sektorët brenda kësaj Ministrie dhe u njoh me të punësuarit.
AIM bën të ditur se ai është vjen në këtë pozitë nga Fakulteti ekonomik në Universitetin ''Kirili dhe Metodi'', ku është profesor inordinar dhe jep lëndët e statistikës dhe afarizmit dhe ekonomisë, metoda sasiore në financa./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































