Një peshkatar i cili ishte një nga reaguesit e parë në vendin e rrëzimit të aeroplanit të së dielës - nga ku mbetën 19 njerëz të vdekur - në Liqenin Viktoria të Tanzanisë, ka përshkruar se si u përpoq të shpëtonte pilotët e ngecur në kabinë dhe se si gati humbi jetën duke u përpjekur t'i shpëtonte ata.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Majaliwa Jackson që është shpallur zyrtarisht hero, i është dhënë një shpërblim rreth 400 euro dhe i është ofruar një punë në brigadën e zjarrfikësve dhe shpëtimit për përpjekjet e tij.


Duke folur për BBC-në nga shtrati i tij i spitalit në qytetin buzë liqenit të Bukoba-s, përpara njoftimit të qeverisë, Jackson tha se e zuri paniku teksa pa aeroplanin që po afrohej në drejtim të gabuar, përpara se të zhytej në liqen.

Screenshot 17 2

Pas kësaj, ai nxitoi në vendngjarje me tre kolegë të tij peshkatarë dhe ndihmoi në hapjen e derës së pasme duke e thyer atë, e cila ndihmoi shpëtimin e pasagjerëve të ulur në pjesën e pasme të aeroplanit.

Jackson tha se ai më pas u zhvendos në pjesën e përparme dhe u zhyt në ujë.

Ndërkohë, ka bërë të ditur ai, një nga pilotët më pas komunikuan me njëri-tjetrin duke bërë shenja përmes dritares së kabinës.

Screenshot 16 3

“Më udhëzoi të thyeja dritaren. Dola nga uji dhe pyeta sigurimin e aeroportit që kishte mbërritur nëse kishte ndonjë mjet që mund t'i përdorim për të thyer atë”.

Ai shtoi se pasi u ndalua, aeroplani "u zhyt prapa dhe i dha lamtumirën pilotit".

Por piloti më pas tregoi se ai ende donte të shpëtohej.

Screenshot 18 5

"Ai më tregoi derën e urgjencës së kabinës. Unë notova përsëri dhe mora një litar dhe e lidha në derë dhe u përpoqëm ta tërhiqnim me varka të tjera, por litari u këput dhe më goditi në fytyrë dhe më la pa ndjenja. Gjëja tjetër që e di është se përfundova këtu në spital”, tha zoti Jackson.

Të dy pilotët janë ndër 19 viktimat e konfirmuara pasi aeroplani - i drejtuar nga Precision Air, linja ajrore më e madhe private e Tanzanisë - u rrëzua pranë bregut të liqenit.

Nga 43 personat në bord, 24 kishin mbijetuar, sipas Precision Air.

Aeroplani u largua nga kryeqyteti tregtar Dar es Salaam të dielën dhe bëri një ndalesë të planifikuar në Mwanza përpara se të rrëzohej rreth orës 08:50 me orën lokale ndërsa po i afrohej aeroportit Bukoba. /Telegrafi/