LAJMI I FUNDIT:

U përplas me një gazetar, Joel Embiid pezullohet për disa ndeshje

U përplas me një gazetar, Joel Embiid pezullohet për disa ndeshje

Një prej basketbollistëve më të mirë në NBA, Joel Embiid, u pezullua me tre ndeshje për shkak të incidentit që shkaktoi pas paraqitjes së tij të fundit në fanellën e Philadelphia 76ers.

Në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes në shtëpi kundër Memphis Grizzlies, Embiid u përplas me gazetarin Marcus Hayes, i cili punon për Philadelphia Inguqirier dhe pasi e sulmoi verbalisht, e bëri edhe fizikisht.

Embiid largoi një gazetar, i cili dyshohet se përmendi vëllain e tij të ndjerë, dhe tani ai është pezulluar për tre ndeshje dhe Sixers do të dobësohen në tre ndeshjet e radhës me mungesën e qendrës së tyre.


“Mund të thuash që po luaj keq, mund të thuash çfarë të duash për mua si basketbollist, por mos e merr më kurrë në gojë vëllanë tim të vdekur. Mos fol dhe mos shkruaj për familjen time.T’i përfshini ata në këtë, nëse doni të flisni me mua si burrë dhe të flisni për basketbollin, atëherë kjo është diçka shoku”, i tha Embiid gazetarit të cilin pastaj e largoi.

Të dy debatuan për rreth dy minuta dhe më pas Joel e shtyu Markusin. Në atë moment kanë ndërhyrë rojet e sigurisë dhe lojtarët e Sixers, të cilët qetësuan situatën dhe i ndanë.

Embiid tani do të mungojë në ndeshjet e Philadelphias kundër Los Angeles Clippers, Los Angeles Lakers dhe Charlotte Hornets. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori