LAJMI I FUNDIT:

U përleshën mes vete në një kafiteri në Han të Elezit, arrestohen dy persona

U përleshën mes vete në një kafiteri në Han të Elezit, arrestohen dy persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Han të Elezit. mbrëmë rreth orës 20:50 ka pranuar një informacion se në një lokal (kafiteri) në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit ‘është një rast lëndim trupor mes dy personave.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në dy persona të lënduar të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete. Dy të dyshuarit fillimisht për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit , e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit pasi janë liruar nga Qendra Emergjente e Ferizajt, janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të dyshuarit me inicialet S.TH (M/K) i moshës 58 vjeçar dhe D.B ( M/K) i moshës 22 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Lajme
Dalin pamje të reja para diskotekës

Dalin pamje të reja para diskotekës "Pulse" në Koçan në natën tragjike

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Aksion i policisë në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë

Aksion i policisë në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë

Lajme
Kalo në kategori