Tashmë është zyrtare! Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka është fejuar.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, këngëtarja tregoi për herë të parë unazën e fejesës dhe pranoi se ka thënë “po” pasi ka marrë propozimin nga i dashuri, Ivi Rrokaj.


Ky i fundit është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja. Ndaj Olta tregoi se dashuria ka nisur pikërisht aty. “Jemi njohur në universitet, nëpërmjet miqve të përbashkët”, ka pohuar bukuroshja shqiptare.

Pasi Rudina i publikoi foton me partnerin, Olta zbuloi edhe arsyen përse nuk e ka bërë publike fejesën e saj që lidhet me faktin që nuk ka dashur që partneri i saj të quhet “i dashuri i Olta Bokës”:

“Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies sime. Në rastin konkret jam gjendur përballë një presioni, mënyra qenka pak e shëmtuar.

Uroj që fotoja të shuajë kuriozitetin e njerëzve, por kam dashur të shijoj ato fazat në mënyrë të shëndetshme dhe pa presion të jashtëm! Kam dashur ta shmang për të mbrojtur veten.

olta 1

Fakti që kam qenë më këmbëngule për të mos e treguar, është ideja se partneri im nuk e meriton të quhet ‘i dashuri i Olta Bokës’. Nuk do doja që për atë të flitët në kontekstin e ‘i dashuri i Olta Bokës”.

Më herët, Olta Boka foli për pushimet në Bali të Indonezisë, ku ishte e shoqëruar nga partneri i saj.

“Unë udhëtoj me njerëz të dashur, me shoqërinë, pjesa më e madhe e udhëtimeve me njeriun tim të zemrës për të cilin kam folur pa u mediatizuar e gjithë kjo, pasi jam ndjerë e bezdisur. Përtej vendit, mjafton të jesh në shoqëri të mirë për të marrë gjithë pozitivitenin”.