Tajvani ka regjistruar rastin e parë të transmetuar në vend të coronavirusit që nga muaji prill.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vendi ka pasur një nga përgjigjet më të suksesshme pandemike në botë, dhe infeksioni i ri i jep fund një periudhe 255-ditore pa transmetim lokal, duke nënvizuar vështirësitë në kontrollin e virusit edhe në zonat ku “është shuar”.
Sipas një deklarate të lëshuar nga ministria e shëndetit të ishullit të martën, një grua në të 30-at e saj ishte infektuar pasi kishte kontaktuar me një pilot të huaj, i cili gjithashtu doli pozitiv për virusin, midis 8 dhe 12 dhjetor.
Tajvani ka qenë pa koronavirus që nga 12 prilli, duke regjistruar vetëm raste të importuara.
Pasagjerët që mbërrijnë në ishull duhet të hyjnë në karantinë dhe ata që rezultojnë pozitivë janë të izoluar dhe të mjekohen.
Tri raste të tilla të importuara u regjistruan gjithashtu të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në Tajvan që nga fillimi i pandemisë në 770.
Tajvani konfirmoi rastin e tij të parë të raportuar në 21 janar, pas së cilës ndaloi banorët e Wuhan të udhëtonin në ishull.
Të gjithë udhëtarëve që mbërrinin nga Kina kontinentale, Hong Kong dhe Makao u kërkohej t’i nënshtroheshin kontrollit.
E gjithë kjo ndodhi para se vetë Wuhan të hynte në bllokim më 23 janar.
Nga marsi, Tajvani kishte ndaluar të gjithë shtetasit e huaj të hynin në ishull, përveç diplomatëve, banorëve dhe atyre me viza speciale të hyrjes.
Në të njëjtën kohë, programet e gjurmimit dhe testimi i përhapur u mundësuan autoriteteve tajvaneze të kontrollojnë në mënyrë efektive epideminë lokale dhe të trajtojnë ata që ishin infektuar.
Suksesi i Tajvanit në mbajtjen jashtë të virusit ka mundësuar që ishulli të hapet dhe të kthehet në normalitetin relativ muajt e fundit, edhe kur pjesët e tjera të Azisë Lindore janë zhytur përsëri në bllokime ose kufizime të rritura si rezultat i valëve të reja të infeksionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga ‘sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës’

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare