U lëndua me motosharrë, humb jetën një person në Pejë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një person ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë.
Policia njofton se viktima mashkull ka humbur jetën pasi është lënduar me motosharrë, transmeton Telegrafi.
"Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës", njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































