LAJMI I FUNDIT:

U largua nga Kosova me bashkëshortin dhe dy fëmijët dhe iu bashkua ISIS-it, Prokuroria i ngrit aktakuzë

U largua nga Kosova me bashkëshortin dhe dy fëmijët dhe iu bashkua ISIS-it, Prokuroria i ngrit aktakuzë
(Foto: Chris McGrath/Getty Images/Guliver)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër V.B., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.B. me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL-Nusra” në Siri dhe Irak, më 26.09.2014 duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është larguar nga Kosova, duke kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit në drejtim të Shkupit- Maqedonia Veriut, me pasaporte të Kosovës, së bashku me dy fëmijët e sajë dhe bashkëshortin.

Nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar drejtë Stambollit dhe më tutje drejtë Sirisë, ku pas bashkimit në grup terrorist, burri i saj E.H, është vrarë me datën 30.04.2015 në Siri, kurse e pandehura ka qëndruar atje deri në kohën kur është deportuar në Kosovë me datën 20.04.2019,-


Me këto veprime e pandehura V.B. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori