LAJMI I FUNDIT:

U kritikua nga të gjithë për mbipeshën, Sule tregon si i heqi kilogramët e tepërt

U kritikua nga të gjithë për mbipeshën, Sule tregon si i heqi kilogramët e tepërt

Niklas Sule  kaloi periudhën më të vështirë të karrierës së tij dhe i tronditi të gjithë kur dy javë para finales së Ligës së Kampionëve, u shfaq mbipeshë, i panjohur për një futbollist profesionist.

Sule humbi pothuajse të gjithë sezonin e kaluar me Dortmundin e tij dhe kjo la gjurmë edhe në shëndetin e tij mendor.

Në një intervistë për Sport1 gjerman, ai zbuloi se po kalonte një ferr të vërtetë, por se vendosi të rikthehet në formën më të mirë këtë verë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe fizik.


Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Pjesa e parë e atij plani u realizua. Përfaqësuesi shumëvjeçar i Gjermanisë me 49 paraqitje për kombëtaren humbi dhjetëra kilogramë dhe u rikthye fizikisht në formë të shkëlqyer, ndërsa tani pret të shkëlqejë edhe në fushë.

Tani, në një deklaratë për mediat gjermane, ai më në fund u hap dhe mori përgjegjësinë për veten e tij. Ai tregon se shkak për gjithçka ishin problemet psikologjike.

“Kam pasur një sezon të keq, është faji im. Mendërisht nuk mund t’i bëja gjërat mirë, nuk munda të motivoja më veten”, tha Süle, i cili e kupton vendimin e trajnerit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann për të mos e ftuar atë në Kampionatin Evropian.

“Vendimi ishte plotësisht i kuptueshëm dhe nuk ka asgjë të keqe me të. Unë e meritoja të largohesha. Sigurisht që i shikoja ndeshjet e Gjermanisë, por vite më parë isha anëtar i asaj skuadre dhe nuk ishte e lehtë për mua. Ata luajnë futboll dhe unë ‘jetoja’ në palestër”, shtoi qendërmbrojtësi me përvojë.

Por e gjithë kjo e motivoi atë që të rikthehet në formën optimale fizike dhe të jetë gati për fillimin e sezonit të ri. Ai ka treguar se si e ka rifituar pamjen e tij të njohur fizike.

Niklas Sule peshonte 110 kilogramë në muajin maj - ai mbërriti në stërvitjen e Borussia Dortmund dhe befasoi të gjithë
Lexo po ashtu Niklas Sule peshonte 110 kilogramë në muajin maj - ai mbërriti në stërvitjen e Borussia Dortmund dhe befasoi të gjithë

Një rol të madh në gjithçka luajtën menaxheri i tij Volker Struth, drejtori sportiv i Dortmundit Sebastian Kehl dhe drejtori i klubit Hans-Joachim Watzke, të cilët e “detyruan” të humbiste peshë për të pasur një shans për t’u rikthyer në klub. Ai e bëri këtë përmes stërvitjes së vështirë dhe ndryshimit të dietës së tij.

“Ndoshta vera më intensive e jetës sime është pas meje, por ishte urgjente të bëja atë që bëra pas një viti në të cilin nuk isha i kënaqur dhe në të cilin nuk përmbusha asnjë pritshmëri. M’u desh shumë kohë për të kuptuar se nuk po e bëj për dikë tjetër, por për veten time”, shpjegoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori