Site icon Telegrafi

U kërkua nga Turqia, arrestohet në Prishtinë një shtetas turk për veprën “Keqpërdorim i kartelave bankare”

Foto: Arkiv

Një person (shtetas turk) është arrestuar sot rreth orës 11:30 nga drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga Njësiti FAST, në vazhdën e realizimit të detyrave e aktiviteteve policore për arrestimin e të dyshuarve me urdhër-arrest ndërkombëtar. 

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk me inicialet S.Y., i lindur 1986.

I njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë viteve burgim efektiv, për kryerjen  e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version