Një burrë nga Kalifornia që mbyti dy djemtë e tij me autizëm, është dënuar me mbi dy shekuj burgim për planifikimin e vrasjes së partneres dhe fëmijëve. Atë e pret akoma dënimi për dy pika tjera të aktakuzës që rëndojnë mbi të.
Ali F. Elmezayen, 45-vjeç, ka marrë dënimin maksimal për mashtrim, vjedhje identiteti, shpëlarje parash dhe planifikim të vrasjeve, transmeton Telegrafi.
“Ai është një gënjeshtar shumë i zoti dhe nuk është asgjë më tepër sesa një vrasës brutal. Për të vetmen gjë që ankohet është se u kap nga autoritetet”, ka thënë gjykatësi John F. Walter.
Elmezayen për veten dhe familjen gjatë vitit 2012 kishte siguruar policën e sigurimit të jetës që kapte vlerën e mbi tre milionë dollarë, shkruan NBC News.
Gjykatësi gjatë seancës ka publikuar incizimet e bisedave telefonike, ku Elmezayen dëgjohet duke pyetur zyrtarët e kompanisë së sigurimit nëse polica e tij është ende aktive – a do të shpaguhet në rast se ndonjë anëtar i familje humb jetën dhe nëse ekspertë të kompanisë do të hetojnë “aksidentin” e mundshëm.
E vetëm dy javë më vonë pasi vuajti dënimin dyvjeçar me burgim, Elmezayen ka kërcyer nga porti detar i Los Angeles ku humbën jetën dy djemtë e tij me autizëm, Elhasan, 13-vjeç dhe 8-vjeçari Abdelkrim.
E ëma e djemve, Rabab Diab, i mbijetoi “aksidentit” pasi që një peshkatar i kishte hedhur jelekë shpëtimi. E Elmezayen në veturë kishte lënë dritaren e hapur me qëllim që të mund të ikë. Dyshja kishin edhe fëmijën e tretë të përbashkët, i cili në kohën e vrasjeve kishte shkuar për kamping.
“I pakënaqur me gjendjen financiare dhe atë në familje, Elmezayen kishte mashtruar duke marrë miliona dollarë nga polica e sigurimit, e më pas ishte hedhur në det me familje me qëllim që të mund t’i tërheq paratë”, ka thënë avokati Nick Hana.
Ai përveç se është dënuar me 212 vite burgim, Elmezayen duhet të paguaj dëmshpërblimin prej 261.751 dollarë. Atë e pret akoma gjykimi për akuzat për vrasje, ku pritet të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi të dënohet me kusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Zelensky thotë se shpreson të takohet me Trumpin të premten në SHBA

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe