LAJMI I FUNDIT:

U gjetën pllaka me mbishkrimin “Dardanus”, kërkohet ndërprerja e punimeve në Karposh të Shkupit

U gjetën pllaka me mbishkrimin “Dardanus”, kërkohet ndërprerja e punimeve në Karposh të Shkupit

OJQ “Huta” kërkon që Bashkia e Shkupit dhe Komuna e Karposhit të ndalojnë punimet në lokalitetin, në të cilin ditë më parë u gjetën pllaka me mbishkrimin “Dardanus”.

Nga kjo OJQ thonë se kanë dorëzuar kërkesë edhe te Danella Arsovska edhe te Stevço Jakimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe mediumet që sot me datë 22.02.2023, ne si organizatë jo-qeveritare për kulturë dhe mbrojtje të trashëgimisë shpirtërore e kulturore “HUTA” Tetovë, kemi dorëzuar kërkesë deri tek Kryetarja e Qytetit të Shkupit znj. Danela Arsovska dhe Kryetari i Komunës së Karposhit z. Stevço Jakimovski, dy organe kompetente për të ndaluar punimet në këtë lokalitet arkeologjik”.


Në Shkup gjendet pllakë me mbishkrimin “Dardanus”, Asllani: Do të dërgohet në Muzeun e Maqedonisë
Lexo po ashtu Në Shkup gjendet pllakë me mbishkrimin “Dardanus”, Asllani: Do të dërgohet në Muzeun e Maqedonisë

“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe mediumet që të shpërndajnë këtë kërkesë, që të ndalohen punimet sa më shpejt, dhe të sigurohet vendi për zbulime të mëtutjeshme!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë në Karposh të Shkupit është gjetur pllakë me mbishkrimin “Dardanus” te varrezat e vjetra. Derisa po bëhej pastrimi e këtyre varrezave dikush e ka fotografuar dhe e ka postuar në rrjetet sociale. Ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thanë se këto pllaka do të dërgohen në Muzeun e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori