Një djalë gjashtë vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një prone të mërkurën pasi mbijetoi për më shumë se dy ditë nën rrënoja.
Kështu, ai ka sjellë shpresë për ata që prisnin lajme për të dashurit pas një tërmeti të fuqishëm që goditi një zonë të populluar të provincës Java Perëndimore të Indonezisë, përcjell Telegrafi.
Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB) tha se shpëtimtarët shpëtuan Azka Maulana Malik në fshatin Nagrak, në nën-distriktin Cugenang, Cianjur Regency.
Pamjet tregojnë momentin kur ai u gjet nga një ekip shpëtimi.
Djali u zbulua pranë trupit të gjyshes së tij, tha agjencia.
A six-year-old boy who was squeezed by a cupboard for three days in Kampung Rawacina, Cianjur Regency, West Java, was rescued from the ruins of his house, Wednesday (11/23).#SEAToday #SEATodayNews #Jakarta #Indonesia #Cianjur #earthquake #BNPB #Gempa pic.twitter.com/yyqA5WR5CX
— SEA Today News (@seatodaynews) November 23, 2022
Azka tani po trajtohet në spitalin Cianjur, raportojnë mediat lokale.
Ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë trupat e prindërve të tij më herët, shtoi agjencia.
Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi rajonin Cianjur në Java perëndimore rreth orës 13:21 sipas kohës lokale të hënën në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), duke shkaktuar shembjen e ndërtesave ndërsa mësimet në shkollë ishin duke u zhvilluar.
Numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 271, tha kreu i BNPB, gjeneralmajor Suharyanto, në një konferencë për shtyp të mërkurën.
Më shumë se një e treta e të vdekurve të konfirmuar janë fëmijë, ka bërë të ditur ai.
Veç tyre, rreth 2,043 njerëz u lënduan dhe 61,800 janë zhvendosur, shtoi ai.
Ndërkohë dyzet persona mbeten të zhdukur. /Telegrafi/