Mediat sociale u vërshuan me komente nga më të ndryshmet të martën (6 shtator) pasi një gazetar sugjeroi se Styles dukej duke pështyrë teksa ishte ulur pranë aktorit, Chris Pine në premierën e filmit të tyre të ri “Don’t Worry Darling” në Festivalin e Filmit në Venecia.
Por, një burim i afërt me këngëtarin e kthyer në aktor e kishte mohuar më herët këto spekulime.
Përfaqësuesi i aktorit amerikan Pine e quajti pretendimin si “një histori qesharake”, shkruan BBC.
Pas kthimit nga festivali i filmit, Styles qeshi ndërsa u tha fansave të mërkurën në mbrëmje: “Unë shkova shumë shpejt në Venecia për të pështyj Chris Pine… por mos kini frikë, ne jemi kthyer”.
Videot dhe spekulimet në internet sugjeruan se kur Styles u ul për premierën e së dielës, ai u duk se pështyu mbi aktorin, i cili ishte ulur mes tij dhe regjisores së filmit Olivia Wilde.
Pine pushoi së duartrokitur dhe shikoi në prehrin e tij përpara se të buzëqeshte.
Zëdhënësi i aktorit të “Star Trek” dhe “Wonder Woman” shtoi në fillim të kësaj jave se ishte “një trillim i plotë dhe rezultat i një iluzioni të çuditshëm në internet që është qartësisht mashtrues dhe lejon spekulime të marra”.
Did Harry Styles just spit on Chris Pine?? #DontWorryDarling pic.twitter.com/V79mMi8CQs
— Matt Ramos (@therealsupes) September 6, 2022
“Nuk ka asgjë përveç respektit midis këtyre dy burrave dhe çdo sugjerim përndryshe është një përpjekje e hapur për të krijuar dramë që thjesht nuk ekziston”, thanë përfaqësuesit e aktorit.
Kjo vjen pas një varg polemikash rreth filmit, pasi Florence Pugh, e cila luan partneren e Styles në ekran, kaloi në tapetin e kuq në premierën, por në mënyrë të dukshme mungoi në konferencën për shtyp.
Kur u pyet për raportet e një përçarjeje nga një gazetar, Wilde, e cila është partnerja e Styles në jetën reale, tha se ajo nuk do të kontribuonte në “thashethemet e pafundme të tabloideve dhe gjithë zhurmën atje”, duke zgjedhur në vend të kësaj të lavdëronte aftësitë e aktrimit të Pugh.
Aktorja angleze postoi një mesazh të vonuar në Instagram të mërkurën, krahas një fotoje të saj dhe të yjeve në tapetin e kuq të Venecias.
“Çfarë momenti ishte ky?”Një përgëzim masiv për të gjithë ata që qëndrojnë në atë tapet. Ne patëm premierë në Venecia! Një fitore e madhe e mrekullueshme në vetvete”, ka shkruar Pugh.
Roli i Styles përballë Pugh fillimisht ishte menduar të ishte luajtur nga Shia LaBeouf, të cilën Wilde së fundmi tha se e kishte pushuar sepse “procesi i tij nuk ishte i favorshëm për etikën që unë kërkoj në prodhimet e mia”.
Por aktori amerikan e mohoi këtë, duke thënë për Variety se ai “e kishte lënë filmin për shkak të mungesës së kohës së provës”.
LaBeouf ndezi më tej flakët e polemikave duke shpërndarë një video që Wilde dyshohet se i dërgoi atij në vitin 2020, duke i kërkuar që të kthehej në produksion dhe duke e pyetur nëse ai dhe Pugh mund të “bënin paqe”.
Ndërkohë, “Don’t Worry Darling”, i cili do të shfaqet në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar më vonë këtë muaj, ka marrë komente të ndryshme nga kritikët. /Telegrafi/