LAJMI I FUNDIT:

U dha pesë personave para me fajde, prokuroria i ngrit aktakuzë

U dha pesë personave para me fajde, prokuroria i ngrit aktakuzë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.B., për shkak të veprës penale “Fajdeja”, nga neni 331, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri K.B., nga muaji shkurt e gjerë në muajin shtator të vitit 2019, u ka dhënë pesë (5) personave shuma të ndryshme të parave me fajde, me kamata mujore nga 10 deri në 20 %, derisa njëri nga të dëmtuarit nuk kishte mundësi t’ia paguante të pandehurit shumën prej tridhjetegjashtë (36.000) mijë eurove, sipas kamatës prej 20%, e pas presionit të vazhdueshëm nga i pandehuri për realizimin e pagesës, i dëmtuari raporton rastin në organet e hetuesisë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftimin për media.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori