LAJMI I FUNDIT:

U cilësua si favorite, përfaqësuesja e Kroacisë nuk arriti të kualifikohet as në finalen e Eurovision 2021

U cilësua si favorite, përfaqësuesja e Kroacisë nuk arriti të kualifikohet as në finalen e Eurovision 2021

Mbrëmë (e martë) është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2021.

Plot 18 shtete konkurruan në gjysmëfinale, me vetëm 10 prej tyre të cilat arritën në fund që të kualifikohen për në finalen e madhe, që mbahet këtë të shtunë më 22 maj.

Por në mesin e këtyre shteteve të kualifikuar mungon një shtet, pritshmëritë e të cilit ishin të mëdha.


Bëhet fjalë për Kroacinë, e cila në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, u përfaqësua nga këngëtarja Albina Grcic.

Albina ishte e 10-ta në konkurrim dhe nuk arriti të impresiononte aq sa duhet jurinë dhe publikun me këngën e saj “Tick-Tock” – ndonëse në rrjetet sociale kjo këngë ishte shpallur si ndër më të pëlqyerat dhe potenciale për të prekur finalen e madhe.

Me katër këngëtarë mbështetës meshkuj, 22-vjeçarja nga Spliti kishte veshur një veshje minimaliste në skenë, një kostum me ngjyrë argjendi, i cili e bëri të dukej mjaft tërheqëse para miliona spektatorëve.

Foto: Albina Grcic/Instagram

Një zhgënjim me diskualifikimin e saj u pa edhe në faqen zyrtare të Eurovisionit në Instagram pas shpalljes së listës me 10 shteteve finaliste.

Shumë nga komentuesit e quajtën turp mos-kualifikimin në finale të artistes kroate, duke shprehur pëlqimin për performancën e saj.

Këngëtarja Albina u prezantua për herë të parë për publikun kroat kur u shfaq si garuese në spektaklin e talenteve “The Voice” në Kroaci, ku ishte një nga të preferuarat.

Një nga performancat e saj në ‘The Voice’, interpretimi i duetit “Lovely” të Billie Eilish me Khalid, ka pasur mbi 37 milionë shikime në YouTube.

Dhjetë shtetet e gjysmëfinales së parë që arritën të kualifikohen për në finalen e Eurovision 2021
Lexo po ashtu Dhjetë shtetet e gjysmëfinales së parë që arritën të kualifikohen për në finalen e Eurovision 2021

Albina është studente e gjuhës dhe letërsisë angleze dhe historisë në Fakultetin Filozofik në Split, shkruan CroatiaWeek.

Ndërkohë, 10 shtetet që arritën ta siguronin finalen e madhe të së shtunës ishin: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Magazina
Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me

Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me "Brad Pitt" dhe i transferoi 830 mijë euro për operacion - në fund ai doli të jetë një mashtrues me AI

Magazina
Kalo në kategori