“Në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje stabiliteti dhe siguria e shtetit të Maqedonisë”, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas deklaratës së të premtes të presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov.
Të premten Gjorgje Ivanov ka konfirmuar informacionet e transmetuara në disa media se para disa muajve në Maqedoni ka hyrë një grup i armatosur nga Kosova, i cili, sipas Ivanovit, ka pasur për qëllim të shkëpusë një pjesë të territorit të Maqedonisë.
“Policia maqedonase ka qenë në nivelin e detyrës së saj për të gjitha informacionet, rreziqet që mund të ketë pas. Organet e sigurisë me shumë përgjegjësi kanë menaxhuar situatën e krijuar me krizën e refugjatëve me ç`rast kishim rreziqe serioze nga grupet islamiste dhe gjatë gjithë kësaj situate, policia maqedonase ishte e përgatitur dhe ka reaguar në mënyrë adekuate”, ka theksuar Spasovski.
I pyetur rreh qëndrimit të presidentit Ivanov se bëhet fjalë për hyrjen e një grupi nga Kosova, Spasovski tha se nuk dëshiron të komentojë një njeri si Ivanovi që është vegël e politikës dhe se për gjithçka dhe të gjitha zhvillimet në vend, e ka informuar në mënyrë transparente opinionin.
Në mars të këtij viti, pas një aksioni të policisë maqedonase, Oliver Spasovski në atë kohë si ministër i Punëve të Brendshme, përpara stacionit policor në fshatin Mateç të Kumanovës, demantoi informacionet se në Kumanovë ka forca të policisë për shkak të pranisë së grupeve të armatosura.
“Mbrëmë nuk ka pasur kurrfarë aksioni policor kundër grupeve të armatosura, kemi pasur përforcim të forcave policore për shkak të parandalimit të tentativave të emigrantëve ilegalë që të kalojnë kufirin. Dëshirojmë që të kemi mbikëqyrje të plotë. Nuk ka vend për panik. Në këtë pjesë është kufiri dhe kemi shpesh kalime ilegale, kemi pasur rast me emigrantë ilegal edhe më parë”, kishte theksuar për mediet më 26 mars të këtij viti, Oliver Spasovski.
Ndryshe, gjatë ditë së premte presidenti i Maqedonisë, pas vizitës së tij në Ministrinë Punëve të Brendshme ku është takuar me ministrin Mitko Cavkov, drejtorin e Zyrës për Siguri Publike, Goranço Savovski, si dhe me drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Ljupço Andonovskin, ka konfirmuar informacionet e lëshuara në opinion se në kohën kur në krye të dikasterit të policisë ka qenë Oliver Spasovski, nga radhët e partisë maqedonase në opozitë, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, në terrorin e saj ka hyrë një grup i armatosur nga Kosova, i cili është pjesë e grupit që ndërlidhet me ngjarjet e Kumanovës.
“Këto informacione, në përgjithësi janë të njohura dhe nuk bëhet fjalë për grup prej 40 personash, ky është grup shumë më i madh, nga i cili grup i armatosur 40 persona erdhën në territorin tonë dhe policia u përball me sukses me ta”.
“Në një farë mënyre, ata nuk i arritën qëllimet që kishin planifikuar, e që informacionet kundërzbuluese dhe shërbimet e afërta me vendin tonë dhe vendet tona mike na informojnë për ato qëllime të këtij grupi -se janë pjesë e grupit të Kumanovës dhe duan të shkëpusin një pjesë të Maqedonisë”, ka deklaruar Ivanov.
Por, për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, partia e të cilit aktualisht është pjesë e koalicionit qeveritar, indikative është se për një çështje serioze që bëri publike Gjorgje Ivanovi, deri më tani askush nga organet e sigurisë nuk ka konfirmuar një zhvillim të këtillë, e aq më pak ka dhënë ndonjë shpjegim të detajuar.
“Për çdo rast deklarata e presidentit Ivanov është në funksion të frikësimit të qytetarëve të Maqedonisë se kërcënohet stabiliteti dhe siguria e vendit. Kjo deklaratë ka për qëllim që të gjithë të ndërpresin me komentimin e zhvillimeve aktuale politike që kanë të bëjnë me indiciet se zyrtarë të lartë të shtetit janë të përfshirë korrupsion, vepra kriminale që do të thotë veprime të jashtëligjshme, madje edhe të dëshmojë se ja edhe veprimi i tij (Ivanovit) për të falur politikanët ka qenë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të vendit”.
“Me një fjalë, të gjitha deklaratat dhe aktivitetet e presidentit Gjorgje Ivanov kanë për qëllim të mbrojnë udhëheqësit e OBRM-PDUKM-së dhe në asnjë mënyrë interesat e Maqedonisë si shtet”, ka theksuar për Radion Evropa, e lirë ish-minstri Pavle Tajanov. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!