U bëmë bajat me "këngë si të Eneda Tarifës"! (Video)

“Fairstale” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës pas triumfit në RTSH.
Por, përveç fansave të Eneda Tarifës, edhe një kolegeje të saj nuk po i pëlqen kënga shqiptare për Eurosong.
“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma !! Jetojmë në një kohe ku duam ritëm, me që na kanë mbytur hallet e jetës dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me këngë depresive !!! U bëmë bajat jo për gjë… !!!”, ka shkruar Linda në llogarinë personale në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, Eneda ka realizuar edhe videon e këngës ‘Fairstale’, të cilin e ka publikuar në kanalin zyrtar të Eurosongut në YouTube.
Kujtojmë se sivjet festivali evropian i muzikës do të mbahet në Stockholm të Suedisë më 10,11 dhe 12 maj. /Telegrafi/



























































