LAJMI I FUNDIT:

U asistua nga Maignan tek goli që shënoi: Pulisic thotë se gjithçka ishte e planifikuar

U asistua nga Maignan tek goli që shënoi: Pulisic thotë se gjithçka ishte e planifikuar

Ylli amerikan, Christian Pulisic ka pretenduar se asistimi ‘perfekt’ i Mike Maignan ishte aksion që ata e kishin praktikuar gjatë seancave stërvitore në Milanello.

Jovic, Pulisic dhe Tomori shënuan golat për Rossonerët në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Frosinones të shtunën mbrëma në kuadër të Serie A.

Ishte goli i Pulisic që ‘rrëmbeu’ titujt kryesorë të ballinave në Itali pas golit të bukur që shënoi në minutën e 50-të të ndeshjes duke dyfishuar epërsinë e Milanit.


Ish-sulmuesi i Chelseat mori një pasim të mirë nga Maignan dhe më pas shënoi pas një veprimi brilant që bëri.

Pas ndeshjes, 25-vjeçari sugjeroi se aksioni që rezultoi deri tek goli i tij, ishte diçka që skuadra e kishte praktikuar rregullisht gjatë seancave stërvitore dhe më në fund dha frytet e saj.

“Për mua, nuk është goli më i bukur që kam shënuar këtu, por natyrisht është një gol i mirë dhe jam i lumtur që kam kontribuar në fitoren e skuadrës. Ne stërvitemi shumë në këtë mënyrë, kështu që e dija se ai (Maignan) është në gjendje të bëjë një pasim të tillë”, kishte thënë Pulisic për DAZN pas ndeshjes.

“Është shumë e rëndësishme, ne po ndërtojmë një momentum në ligë dhe tani vetëm duhet të marrim një nga një të gjitha ndeshjet me shpresën që do të vazhdojmë të fitojmë”.

Pulisic po shijon jetën në Itali që kur u transferua tek Milani gjatë afatit kalimtar veror nga Chelsea.

Ai ka shënuar pesë gola në 17 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, katër më shumë se sa kishte shënuar gjatë tërë sezonit 2022/2023.

Pas fitores ndaj Frosinones, ata e kanë konsoliduar vendin e tyre në pozitën e tretë me katër pikë mbrapa liderit Juventus./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Liga e Kampionëve
Formacionet zyrtare, Barcelona – Borussia Dortmund: Flick dhe Kovac duan fitore në përballjen e parë

Formacionet zyrtare, Barcelona – Borussia Dortmund: Flick dhe Kovac duan fitore në përballjen e parë

Liga e Kampionëve
Ancelotti komenton humbjen turpëruese të Real Madridit ndaj Arsenalit

Ancelotti komenton humbjen turpëruese të Real Madridit ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Brazili merr trajnerin e ri, hoqi dorë nga milionat në klub për të ardhur në kombëtare

Brazili merr trajnerin e ri, hoqi dorë nga milionat në klub për të ardhur në kombëtare

Përfaqësueset
“Një djalë i jashtëzakonshëm, luan kudo – edhe si portier po të na duhej!” - trajneri Dan Petrescu me fjalë të mëdha për Meriton Korenicën

“Një djalë i jashtëzakonshëm, luan kudo – edhe si portier po të na duhej!” - trajneri Dan Petrescu me fjalë të mëdha për Meriton Korenicën

Ligat tjera
“Jam në formën më të mirë të karrierës, ofertat nuk mungojnë”  – Muharrem Jashari flet për të gjitha nga Ukraina

“Jam në formën më të mirë të karrierës, ofertat nuk mungojnë”  – Muharrem Jashari flet për të gjitha nga Ukraina

Ligat tjera
Kalo në kategori