LAJMI I FUNDIT:

U arrestua rastësisht, shqiptari u zbulua se ishte hajdut serial në Zvicër

U arrestua rastësisht, shqiptari u zbulua se ishte hajdut serial në Zvicër

Një shtetas 24 vjeçar i Shqipërisë, brenda pesë muajve ka kryer rreth 30 vjedhje, ndërsa është kapur nga policia në Dübendorf fare rastësisht. Policët, me rastin e një kontrolli rutinor e kishin kontrolluar të riun në prill të këtij viti, shkruan sda.ch.

Pasi kishin konstatuar se ai po qëndronte ilegalisht në Zvicër, e kishin arrestuar. Por vetëm pas arrestimit ata kishin zbuluar se me kë kishin të bënin, transmeton albinfo.ch.

Hetimet që kishin pasuar kishin treguar se ai kishte lënë gjurmët e ADN-së në shumë vende ku ishin kryer vjedhje gjatë pesë muajve paraprakë. Për këtë arsye atij i qe shqiptuar masa e paraburgimit.


Rreth 30 vjedhjet të cilat i janë dëshmuar, 24 vjeçari i ka kryer në periudhën në mes të dhjetorit 2016 dhe prillit 2017, në qarqet si: Bülach, Meilen, Uster dhe Cyrih.

Vlera e parave dhe gjësendeve të vjedhura sillet rreth 94 mijë franga ndërsa ajo e dëmeve të shkaktuara, mbi 40 mijë franga, thonë në Policinë Kantonale të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.

I akuzuari ka pranuar veprën.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori