Site icon Telegrafi

Lirohet Enca, pas arrestimit për kultivim të drogës

Gjykata e Tiranes ka liruar nga qelia Ruensa Haxhian, këngëtaren që njihet nga publiku me emrin Enca. Asaj iu caktua masa ‘detyrim paraqitje’ për të.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ.

Foto: Enca/Instagram

Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Këngëtarja u arrestua 3 ditë më parë pasi iu gjetën 5 vazo me kanabis në banesë. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Enca tha se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.

Përveç saj, Policia shoqëroi në komisariat edhe të dashurin e saj. /Dosja.al

Exit mobile version