Në ditët e fundit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është përballur me anulime të fluturimeve për shkak të mjegullës së dendur.
Ndërkohë që Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e sistemit CAT IIb kanë ateruar me sukses, anulimet janë kryesisht për shkak të mungesës së këtij certifikimi.
Mjegulla e dendur anulon afro 50 fluturime në Aeroportin e Prishtinës
Në lidhje me këtë ish-drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, ka komentuar funksionalitetin dhe ndjeshmërinë e sistemit CAT IIb të aterrimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes së sistemit dhe trajnimit të pilotëve për përdorimin e tij.
“Arsyet mund të jenë të ndryshme. Sistemet, pra pajisjet që funksionojnë duhet të kenë mirëmbajtje dhe çdo gabim i mundshin çdo defekt e anulon përdorimin e atij sistemi. Dhe koha e reagimit për përdorimin e këtij sistemi ILS IIB, siç është pista numër 17 e aeroportit të Prishtinës është 2 sekonda. Pra vetëm dy sekonda i nevojiten sistemit për të detektuar ndonjë gabim dhe të shkyçet dhe nuk mund të përdoret. Ndërsa te sistemet e tjera nevojitet më shumë koha e reagimit është 10 sekonda. 2 sekonda për aviacion janë shumë të mëdha për shkak të shpejtësisë të aeroplanit. Për atë arsye ka nevojë për reagimin të shpejt të sistemit për të njoftuar”.
“Për shkak se bëhet ndërlidhja mes fluturakes dhe sistemit instrumental të aterrimit. Sistemi instrumental i aterrimi lëshon rreze, pra radiokomunikim. Me VHF dhe UHF frekuenca. Ndërsa ato frekuenca i merr aeroplani dhe drejtohet në drejtim të pistës për të aterruar. Tani nëse ekuipazhi ose piloti nuk është trajnuar…”, tha Berisha.
“Vendimin final për të ateruar e merr piloti. Pasi edhe sitemi CAT IIb, me të cilën është pajisur njëra pistë e ka ‘decision height’, lartësia e vendosur është 15 metra, pra në atë lartësisë sistemi instrumental i aterrimit e afron fluturaken, ndërsa më pak ai duhet të orientohet në bazë të dritave ose pajisje të tjera dhe është vendim i pilotit nëse dëshiron të ulet apo jo”, ka thënë Berisha në FIVE të Dukagjinit.
Ai sqaroi se përkundër ndihmës së madhe që ky sistem ofron, vendimin final për aterrim e merr piloti, veçanërisht kur avioni arrin në lartësinë e “decision height” prej 15 metrash, ku sistemi CAT IIb ndërpret orientimin automatik dhe piloti duhet të mbështetet në dritat ose pajisjet e tjera të pistës.
“Pilotët duhet të jenë të trajnuar për këtë lloj të pistës. Dhe e pash edhe arsyetimin e ministrit, që disa pilotë të aviokompanive nuk kanë qenë të trajnuar për përdorimin e këtij sistemi. Kjo nuk mund të jetë arsye. Për shkak se çdo shtet i publikon informatat aeronautike në një databazë e cila quhet ‘Aeronautical Information Publication” dhe lëshon ‘notetabs’, ato janë e shënim për pilotët për shfrytëzuesit e hapësirës ajrore. Dhe nëse Aeroporti i Prishtinës lëshon këto informata, që aeroporti është i pajisur me këtë sistem, atëherë kompanitë ajrore nuk mund të dërgojnë pilotë që nuk janë të trajnuar për të përdorur këtë lloj të sistemit”, ka shtuar Berisha. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës