Kohëve të fundit ka pasur shumë akuza drejtuar Ellen DeGeneres për emisionin e famshëm të saj.

Ani pse thuhej se ka atmosferë toksike në punë, duket se njerëzit ende e e pëlqejnë punën e prezantueses, shkruan Mirror.


Gjatë ditës së sotme (e hënë) E! Ka publikuar listën e fituesve të “People’s Choice Awards”, ku në mesin e emrave ishte edhe Ellen.

0 2020 E Peoples Choice Awards Show 1

62-vjeçarja kishte falënderuar stafin pasi fitoi, ani pse disa ish-punonjës kishin akuzuar atë për bullizëm.

“Unë nuk e prisja këtë çmim për veten, por për shkak të stafit të mrekullueshëm ne bëmë të pamundurën”, është shprehur ajo.

0 2020 E Peoples Choice Awards Show

Ndërkaq, vlen të përmendet se Ellen filloi emisionin që nga viti 2003, duke vazhduar edhe në ditët e sotme. /Telegrafi/