LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 21 vjeçar, ishte aksidentuar mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë

Vdes një 21 vjeçar, ishte aksidentuar mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë

Një 21 vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Policia bënë të ditur se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 22:00 ku ishte përfshirë një automjet me targa vendore.

“Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore”, njofton policia.


Si pasojë viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/