U aksidentua dy ditë më parë në Lipjan, vdes shoferi

Ka ndërruar jetë në QKUK personi i cili ishte vetaksidentuar të martën në Lipjan.
Policia ka njoftuar se viktima nuk ka mundur tu bëjë ballë lëndimeve që kishte pësuar si pasojë e aksidentit.
“Me datën 23.02.2022 - 05:18 drejtuesi i automjetit si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Viktima të martën ishte aksidentuar pasi që duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit i njëjti kishte pësuar lëndime trupore e së bashku me të edhe një pasagjer mashkull kosovar të cilët ishin dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































