LAJMI I FUNDIT:

Tzanakopoulos: Shkupi ka bërë hap historik

Tzanakopoulos: Shkupi ka bërë hap historik

“Propozimi i votuar me shumicë të dy të tretës në Kuvendin e Maqedonisë për fillim të ndryshimeve kushtetuese është hap historik që i sjellë të dyja palët më afër hyrjes finale në fuqi të Marrëveshjes së Prespës”, konsideron zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Tzanakopoulos.

Në lidhje me afatet e parapara, zëdhënësi i qeverisë greke, thotë se menjëherë sa të finalizohen ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij nuk është e parapara të mbarojnë para muajit janar, parlamenti greke do të diskutoj për Marrëveshjen e Prespës dhe më pas do të ratifikohet me shumicën e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

““Mendimi im është se kjo do të ndodhë, sepse ekziston shumicë parlamentare për ratifikim të marrëveshjes dhe hyrjes së saj në fuqi, pa u shkaktuar cfarë do zhvillime politike, të cilat nuk janë të lidhura nga vet marrëveshja”, tha Tzanakopoulos.


Ai shtoi se kryeministri Tsipras dhe partneri i tyre i koalicionit Kammenos do të flasin për Marrëveshjen e Prespës në fillim të majit./Telegrafi/