Edhe përralla për korrigjimin i kufijve e edhe taksa kanë firmën e tyxharëve! Pasi përvetësuan gjithë pronën publike të Kosovës, tash duan tyxharët me territore! Tyxharët e kanë punë tyxharllakun!
Në Bruksel, tash shtat vjet, serbët dhe shqiptarët nuk kanë biseduar për marrëveshje, por për vazhdim të mandateve politike të krerëve shtetërorë. Sa më shumë që zgjasin bisedimet aq më mirë për propagandë patriotike dhe për mbushje xhepash nga buxheti, metodë kjo që po i pëlqen edhe Bashkimit Evropian.
Madje, vet kjo propagandë tyxharësh, ka për qellim shqetësimin e njerëzve dhe shpërnguljen e tyre nga vatrat shekullore.
Gjeneza e ndryshimit të kufirit, përkatësisht e ndarjes së Kosovës është e largët. Vetëm gjatë dy vjetëve të luftës, ideatorët serbë të copëtimit të Kosovës publikuan dhjetëra herë harta të ndryshme të kësaj ndarjeje. Bashkësia ndërkombëtare, Aleanca që përkrahu Kosovën, SHBA dhe NATO, nuk e diskutuan kurrë këtë çështje. Kufijtë e vendosur me Kushtetutën e vitit 1974 ishin të ditur e të njohur nga të gjithë. Këta kufij i njeh gjithë bota, të gjitha shtetet, ato që kanë njohur dhe ato që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Po të shkojmë më larg do të shohim fakte pa limit.
Madje, dëgjuam e çka nuk dëgjuam nga analfabetet. Drejtuesit më të lartë të shtetit u dëgjuan të thonë se Rankoviqi ia paska falur Kosovës ndonjë komunë, që e ditkan vetëm këta. Megjithëse krejt fjalori dhe përfolja për ndryshim kufijsh është Made in Serbia, dolën edhe jo pak “patriotë” shqipfolës që paskan vullnet të bashkojnë (vetëm t’i shqetësojnë shqiptarët, por edhe serbët) atje në tri komunat e ditura që gjenden përtej vijës kufitare të Kosovës.
Në njëqind raste, në këto vitet e pasluftës, “djali” i Millosheviqit, Daçiqi, në çdo paraqitje fliste për ndarje të Kosovës. Bota normale këtë as nuk e diskutoi kurrë. Derisa tyxharët e Kosovës, edhe ai që është në pushtet tash 20 vjet, si ndër të rrallët gjatë gjithë periudhës së pasluftës, i kishte dhënë vetes të drejtë të bëjë tyxharllëk “patriotik”. Sa shihet sot, pas shtat vjet bisedimesh, të cilat i dinin vetëm tyxharët, doli më në fund se ka edhe pazare për territore. Aq e tejdukshme është sot propaganda e tyxharëve, sa nuk lë mëdyshje as për analfabetë të skajshëm politikë.
Sa herë fliste Daçiqi për ndarje të Kosovës, flisnin prerë miqtë ndërkombëtarë, ndërsa tyxharët shqiptarë të Kosovës, në heshtje kryenin punën e kryeministrit serb.
Pazari serb për kufij me Kosovën, ka cak Bosnjën. Këtë e di çdo njeri normal. Mendon dikush që mund të fitojë nga marrëveshja me Serbinë, le ta harrojë sa të jetë gjallë. Bile për kësi pazari Serbia është e gatshme edhe të fal ndonjë komunë (po dihet shqiptare), por nëse dikush nga shqiptarët mund të bëjë pazar pas shpinës së Bosnjës, së pari ia fut flakën vetes.
Slloba i kishte cak pikërisht këta kufij që i shohim sot. Pikërisht për ndryshimin e këtyre kufijve, Millosheviqi dogji gjithë Jugosllavinë. Vetëm një tyxhar pa tru do të mund të hynte në lojërat e rrezikshme serbe për ndryshime kufijsh.
Është Koha e fundit që jo vetëm opozita e Kosovës të reagojë, por edhe çdo njeri që ia do të mirën Kosovës. Pazari i formuluar në Beograd, ka prapavijë të errët e me pasoja lufte, shpërnguljeje masive të popullatës. Ata që dëgjojnë tyxharët, mbesin refugjatë përjetë.
I ashtuquajturi kujdes për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit e Medvexhes, tashmë ka shkaktuar pasoja të rënda. Ikja e shqiptarëve prej andej po ecën me ritme shqetësuese moti, dhe për këtë dyndje nuk po flet askush. Shqiptarët nga Lugina, po të dëgjojnë këta tyxharë patriotikë e folklorikë nga Prishtina, do të mbesin refugjatë për jetë. Nga njerëz me identitet që janë aty, në tokat e tyre, do mbesin sikur boshnjakët e Bileqes e Tenjes në urën e Tuzllës, me duar në xhepa. Liderët milionerë që marshojnë me flamuj kombëtar sa herë e shohin të nevojshme për vota, shpejt do t’i harrojnë njerëzit që mbesin pa shtëpi. Do të harrohen lehtë, pasi, atëherë, ata më nuk kanë rrënjë as identitet.
Shqiptarët nuk duhet të harrojnë sa ndihmë kanë marrë nga Tirana e Prishtina tash 20 vjet. Nuk ka më nevojë të ikë askush nga trojet stërgjyshore për të mbetur refugjat, muhaxhir edhe fëmijët e tyre pastaj. Mos u bëni lypsa. Mos shtrini dorën, por bëhuni bashkë aty ku jeni dhe sot, se akoma keni rrënjë aty. Largimi nga shtëpitë tuaja është fundi i juaj. Asnjë lider, tyxhar shqiptar, as serb, nuk garanton asgjë për nesër. Këta që flasin sot për do korrigjime kufijsh si tallje, realisht nuk e kanë dert të luajnë me fatin tuaj nesër. Të fortë dhe të qetë jeni vetëm në tokat tuaja që i njihni aq mirë.
Kosova mund të mbijetojë ekonomikisht, vetëm në këta kufij që ka sot, por jo me këta tyxharë në pushtet. Sa te jenë në pushtet tyxharët, investime të huaja as zhvillim ekonomik në Kosovë nuk do ketë kurrë.
Vetëm kujtoni me çfarë shume parash iu kanë ndihmuar drejtuesit shtetërorë të Prishtinës e Tiranës tash 20 vjet. Edhe Serbia e din mirë këtë dhe është tallur me këtë punë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A