LAJMI I FUNDIT:

Twitter përfundon zbatimin e politikës për përhapjen e informacioneve të gabuara lidhur me coronavirusin

Twitter përfundon zbatimin e politikës për përhapjen e informacioneve të gabuara lidhur me coronavirusin

Twitter thotë se ka ndaluar zbatimin e politikës së tij për informacionin mashtrues në lidhje me coronavirusin.

Sipas faqes së internetit të kompanisë, Twitteri ndaloi marrjen e masave kundër postimeve që shkelin rregullat e saj të COVID-19, të mërkurën, 23 nëntor, transmeton Telegrafi.

Twitter kishte raportuar më parë pezullimin e më shumë se 11 mijë llogarive për përhapjen e dezinformatave të COVID-19 deri më shtator të këtij viti.


Politikat e tjera të saj mbi informacionin e rremë mbeten në faqen e internetit të Twitter, pa një njoftim të ngjashëm duke thënë se ato nuk do të zbatohen më.

Sipas politikës së tij specifike për COVID-19, Twitter operoi një “sistem me pesë dënime” për llogaritë që postojnë përmbajtje “të dëshmuara të rreme ose mashtruese (të gabuara)” që mund të “çojnë në rrezik të konsiderueshëm dëmi” – siç është ekspozimi ndaj COVID-19 ose dëmtimi i sistemeve të shëndetit publik.

Asnjë veprim nuk do të ndërmerret kundër llogarive që postojnë një herë dezinformata në Twitter. Por shkelësit e përsëritur mund të pezullohen për disa orë, ditë – apo edhe për një kohë të pacaktuar, nëse marrin pesë dënime kundër llogarisë së tyre.

Megjithëse ai thotë se sistemi i raportimit të Covid në Twitter nuk ishte kurrë i përsosur, Dr Stephen Griffin i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Leeds thotë se ishte qetësuese të dihej se mijëra llogari që përhapnin dezinformata ishin hequr që nga viti 2020.

Tani, disa nga ata që ranë në kundërshtim me rregullat po kthehen në faqen e internetit.

Për shembull, Twitter ka rivendosur llogarinë personale të kongresmenes amerikane Marjorie Taylor Greene, të cilës iu pezullua llogaria në janar.

Miliona përdorues votuan për rivendosjen e llogarive të pezulluara në një sondazh në Twitter, duke bërë që shefi Elon Musk të postojë në Twitter: “Njerëzit kanë folur… amnistia fillon javën e ardhshme”.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s është zotuar të bëjë Twitter një qendër për fjalën e lirë në internet pas blerjes së prej 44 miliardë dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Kalo në kategori