Twitter njofton se tani mund të kërkoni bisedat specifike me ndonjë mik tuajin

Twitter njoftoi të mërkurën se funksioni i tij i kërkimit në DM do të marrë një përmirësim të madh – tani mund të përdoret për kërkimin e mesazheve specifike në bisedat tuaja.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët mund ta përdornit vetëm për të kërkuar emrat e njerëzve ose emrat e bisedave në grup, por tani nëse doni të gjeni një bisedë të caktuar me një mik për një faktor të caktuar, thjesht mund ta shkruani atë në shiritin e kërkimit.
Natyrisht, kërkimi për emrat e personave, ose të emrave të bisedave funksionon ende.
“Ne e dimë që keni pritur për opsionin për të kërkuar DM-të tuaja”, thuhet në postim.
“Tani mund të përdorni shiritin e kërkimit në inbox-in tuaj për të gjetur mesazhe specifike duke përdorur fjalë kyçe dhe emra”. /Telegrafi/
We know you’ve been waiting for the option to search your DMs…
Now you can use the search bar in your inbox to find specific messages using keywords and names. pic.twitter.com/A41G8Y45QI
— Twitter Support (@TwitterSupport) March 23, 2022



















































