Llogaria e Gilbert Gottfried në Twitter dyshohet se është hakuar vetëm disa orë pasi familja e tij njoftoi vdekjen tragjike të komedianit legjendar.

Të martën pasdite (12 prill), biografia e yllit të ndjerë u ndryshua në "të hakuar nga @yeatarchive në IG", një llogari që nuk ekziston më në Instagram, e ndjekur nga disa postime të çuditshme në Twitter.


Postimet – pamjet e të cilave u kapën nga The Daily Mail para se të fshiheshin – përfshinin mesazhe të turpshme dhe promovim të llogarive të ndryshme të "OnlyFans" dhe porno.

Screenshot 1 65 Foto: Getty Images

“Unë kam vdekur për shkak të ‘Yeatarchive’ në IG”, shkruhet në një nga postimet.

“Njerëzit janë idiotë”, shkroi një person, ndërsa një tjetër shtoi: “Kushdo që ka hakuar llogarinë e Gilbert Gottfried jeni patetik”.

56543111 10713301 Hacked tweets The comedian s family announced he passed on Tuesd a 1 1649809076190

Megjithatë, publicisti i tij i tha Rolling Stone se ai nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur me faqen e yllit të ndjerë, ndërsa një përfaqësues i Twitter tha për median se ata "po shqyrtonin këtë, por deri më tani nuk kishin parë asgjë që sugjeronte se ishte hakuar".

Gilbert Gottfried 05 Foto: Getty Images

Aktori i humorit vdiq në moshën 67-vjeçare nga një anomali në zemër e quajtur takikardi ventrikulare.

Familja e tij, megjithatë nuk dha shumë detaje - duke thënë në deklaratën e tyre se "zëri më ikonik në komedi" kishte ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë".

56543113 10713301 image a 20 1649807454406

“Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Megjithëse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më shumë të jetë e mundur për nder të Gilbert. Dashuria, familja Gottfried”, thuhet në deklaratë.

56543107 10713301 Hacker The hacker also tweeted from Gottfried s account I m dead a 2 1649809076355

Gottfried e filloi karrierën e tij në moshën 15-vjeçare, duke bërë komedi në qytetin e New Yorkut.

Në vitet 1980, ai ishte shfaqur në "Late Night ëith David Letterman" dhe kishte një qëndrim të shkurtër në "Saturday Night Live".

278410887 401716835287337 7535094847316488478 n

Ai njihet edhe për paraqitjet në “Beverly Hills Cop II”, “Problem Child”, “Look Who's Talking II” dhe “The Aristocrats”. /Telegrafi/