LAJMI I FUNDIT:

Twitter bllokon 125 mijë llogari që kanë promovuar “terrorizmin”

Twitter bllokon 125 mijë llogari që kanë promovuar “terrorizmin”

Twitter ka mbyllur më shumë se 125.000 llogari të cilat besohet se kanë qenë të lidhura me terrorizmin që nga mesi i 2015.

Shumica e tyre ishin të lidhura me grupin e Shtetit Islamik, kompania tha në një postim të blogut të saj të premten.

Twitter ka thënë se ajo i ka suspenduar vetëm llogaritë kur ato janë raportuar nga përdoruesit e tjerë, por tha se ajo ka rritur madhësinë e ekipeve monitoruese dhe përgjigjen ndaj raporteve dhe ka zvogëluar kohën e saj të përgjigjeve në mënyrë "të konsiderueshme".

Kompanitë e bazuara në Silicon Valley ka qenë të kujdesshme ndaj kërkesave dhe angazhimit me zyrtarë të qeverisë, të cilët kanë qenë të shqetësuar në lidhje me kërkesat e pafundme për veprime të ngjashme nga vende të botës, si dhe frika nga mundësia për tu perceptuar nga konsumatorët si mjete të qeverisë.