LAJMI I FUNDIT:

Tuzi përfundimisht bëhet komunë

Tuzi përfundimisht bëhet komunë

Hyrja e koalicionit shqiptar “Shqiptarët e vendosur” në kabinetin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, është përmbyllur me marrëveshjen që Tuzi vitin e ardhshëm ta merr statusin e komunës.

Sipas mediave serbe dhe malazeze, e gjithë kjo do të përmbyllet në sesionin pranveror të Kuvendit të Malit të Zi, kështu që Ligji për vetëqeverisje lokale do të ndryshohet, derisa Tuzi do ta ketë autonominë e plotë që të funksionojë si komunë, transmeton lajmi.net.

Mehmet Zenka, lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe pakicat, derisa shqiptarëve do t’ju takojnë pozita të zëvendësministrave dhe ndihmësve në disa ministri, por edhe pozita tjera në sektorin publik.


Në anën tjetër, shqiptarët do ta kenë për herë të parë edhe një nënkryetar të Kuvendit. Ai pritet të jetë Genc Nimanbegu.

Shqiptarët e Malit të Zi ka më shumë se dy dekada që kanë kërkuar që Tuzi të jetë komunë.

“Komuna e pavarur e Tuzit është kërkesë e jonë programore që shumë kohë dhe ne jemi e vetmja parti shqiptare e cila në vazhdimësi ka kërkuar që kjo të realizohet. Që të arrinim deri te ky qëllim, është dashur shumë gjëra të ndryshonin. Duhet të dihen kufijtë e komunës, deri ku duhet të shtrihet Malësia”, ka thënë për mediat serbe Mehmet Bardhi, lideri i Lidhjes Demokratike.

Tuzi nga viti i ardhshëm do të jetë sikur të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Do ta kontrollojë buxhetin e vet për pagesa të të punësuarve në administratë dhe vet do t’i përcaktojë prioritetet në rajonin e Malësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori