Delikatesë të cilën kur e provoni njëherë – do ta bëni traditë! Përbërësit:- speca djegës (sasia sipas dëshirës);- karota (nga një karotë për një kavanoz);- selino (sasia sipas dëshirës);- piper kokrra (1 lugë e plotë për një kavanoz);- kripë (një lugë e plotë për një kavanoz);- mjaltë (2 lugë të vogla për kavanoz).Përgatitja:

Specat djegës pastroni dhe piqni në furrë apo në pllakë.


Derisa speca të jenë ende të nxehtë radhisni në kavanoza të cilët më parë i keni sterilizuar, duke shtuar thelpinj hudhre të cilët i keni shtypur butësisht me thikë, karota të prera në rrathë, copëza selinoje, sheqer, kripë, piper dhe mjaltë nga dy lugë.

Plotësoni sipër me uthull. Mbyllni me kapakë.

Shijojini, - transmeton Telegrafi.