Kruja dikur dhe Kruja e sotme, ndryshimi është i dukshëm. Betoni ka zënë vendin e historisë. Në një vend ka zënë edhe pamjen e kalasë së Skënderbeut. Nga kjo kala, Princi i Krujës mbrojti për 25 vite qytetin nga “hordhitë” turke, por fama e tij nuk arriti ta mbronte nga “hordhitë” e betonit në këto 25 vite tranzicion.
Pemët e ullirit, me të cilat ka qenë aq shumë i lidhur Skënderbeu, kanë humbur ashtu sikurse masa dërrmuese e gjelbërimit, të mbytura në ndërtimtarinë e ethshme dhe pa asnjë lloj kriteri. Kudo pallate e ndërtesa, kudo beton që ka hedhur shtat sikur kërkon të mbysë çdo pjesë të së shkuarës.
“Vetëm kemi shkatërruar, s’kemi ndërtuar asgjë”, thotë Hajdar Kamberi.
Nga lartësia e kalasë mund të dallosh edhe më lehtësisht, sesi ndërtimet janë kacavirur deri edhe mureve rrethues. Së jashtmi taboret e betonit, ndërsa në brendësi, mungesa e investimeve ka rrudhur jo pak lagjet e vjetra të saj. Shumë shtëpi historike po bien, të tjera janë braktisur plotësisht.
“Kalaja ka nevojë për restaurime, ka shumë nevojë. Po nuk u investua, kuptohet që çdo gjë shkon drejt dekompozimit, drejt prishjes. Kështu humbet edhe vlera”, thotë Baki Dollma.
Sigurisht, kjo portë e thjeshtë, që i paraprin një shtëpie në rënie e sipër, në pamje të parë nuk i thotë asgjë askujt. Por nëse e lidh me një skenë të filmit “Skënderbeu”, të gjithe do ta njohin. Është e njëjta portë – thonë banorët, – edhe pse dikur të çonte në një shtëpi të madhe, që sot ka degraduar plotësisht.
“Vetëm është vjedhur, është prishur, shikoni si është bërë. Kanë marrë tjegullat, dërrasat, dritaret janë në gjendje të mjeruar”, thotë Muharrem Qesja.
Në fakt, në të gjithë pjesën e vjetër ka shumë shtëpi të tilla. Banorët e kanë të vështirë t’i mbajnë, ndërsa lehtësi për t’i restauruar – duke u ruajtur pamjen e tyre, – nuk ka pasur. E në këto kushte, masa dërrmuese e shtëpive janë në këtë gjendje.
“Kjo është një nga zonat më të rëndësishme, por nuk është vënë dorë fare. Kanë ardhur shumë pushtete, shumë qeveri kanë ardhur e janë larguar, por fare nuk është vënë dorë. Vetëm me premtime dhe fjalë boshe”, tha Florian Kaçiu.
E jo vetëm shtëpitë, por edhe pjesë të tjera kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Mes tyre kulla e famshme, ndër elementët më identifikues të Krujës, që ka pësuar çarje në disa pjesë të trupit. Çatia që mbulon kishën pak më tej është hapur në zagra të frikshme, çfarë tregon se ç’lloj investimi është kryer disa vite më parë.
“Këtu kanë punuar për vete. Nuk punon kush për popullin këtu, sidomos në Krujë. Nuk punon njeri për popullin. Kruja ka mbetur për mendimin tim fshat ose komunë”, thotë Besim Pikli.
Tabelat e vjetra prej betoni po thërrmohen, pjesë të caktuara të kalasë janë të paarritshme nga parcelizimi. Ashtu si monumente të tjera që nuk dihet si qëndrojnë ende në këmbë, mes të cilave edhe Teqeja e Dollmës, monument kulture që prej vitit 1973.
“Ka çarje nga pas dhe te turbja sipër”, thotë Fatmir Kasmi.
Por jo gjithçka është kaq gri.
Një ndër pjesët më të bukura të Krujës së sotme është “Pazari i vjetër”, i cili më në fund ka marrë fytyrën e vërtetë pas një investimi të kryer një vit më parë. Në këtë pjesë duket sikur rikthehesh në kohën e Skënderbeut, kur gojëdhënat tregojnë se “pazari” mori edhe zhvillimin më të madh.
Ndoshta ky “pazar” është treguesi më i qartë, sesi një investim i kryer në formën dhe mënyrën e duhur, mund të pëkthehet në vlerë dhe zhvillim.
“Vizitorët kanë shumë interes. Edhe ne kemi interes të punojmë e ta shtojmë sa më shumë biznesin, që të punësojmë sa më shumë njerëz. Edhe njerëzit të jetojnë me këtë lloj trashëgimie”, thotë Xhevdet Bardhi.
Rikthimi dhe ruajtja e artizanatit është një ndër sfidat më të rëndësishme të tyre. E për këtë, siç thonë kohët e fundit, mbështetja nuk u ka munguar.
“Duhet të ketë më shumë, por janë duke u munduar ndoshta. Por më tepër e kemi mbajtur gjallë ne vet”, thotë Vjollca Dallaku.
“Kruja është një ndër qytetet më të bukura historike, ka çfarë t’i ofrojë turistit. Gjithsekush që vjen në Krujë habitet dhe kënaqet”, thotë Elida Çela.
Ashtu ka ndodhur edhe me disa ndër rrugët lidhëse të kalasë, të cilat më në fund janë çliruar, duke u dhënë oksigjen monumenteve historike. Tani pret edhe pjesa tjetër e Krujës.
Vitet e tranzicionit, 25 të tilla, kanë shkatërruar shumë nga historia e lavdishme 25-vjeçare e Skënderbeut në Krujë, por historia e këtij qyteti ka treguar se ai nuk mundet dot. E humbësit janë ata që harrohen shpejt. /TopChannel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!