Pas lëndimit të qendërmbrojtësit Omer Toprak, edhe një futbollist ka pësuar një dëmtim.

Lojtarët e kombëtares turke po ballafaqohen me lëndime para ndeshjen kualifikuese të botërorit me Kosovën.


Kësaj radhe është lënduar mesfushori i Besiktasit, Oguzhan Ozyakup i cili ka braktisur në gjysmë seancën stërvitëse, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet nëse do të paraqitet kundër përfaqësueses kosovare, por për 24-vjeçarin kjo është hera e dytë që po lëndohet brenda këtij viti.

Ndryshe, Turqia dhe Kosova do të takohen ditën e shtunë me fillim në ora 20:00, ndërsa ndeshja do të luhet në stadiumin e klubit të Antalyasporit. /Telegrafi/

telegrafi sport app