LAJMI I FUNDIT:

Turqia vendos si kusht testin PCR negativ, për hyrje në vend

Turqia vendos si kusht testin PCR negativ, për hyrje në vend

Turqia do të kërkojë që të gjithë pasagjerët që mbërrijnë përmes rrugëve ajrore duke filluar nga 28 dhjetori dhe të gjithë udhëtarët që mbërrijnë përmes rrugëve ajrore, tokësore dhe detare duke filluar nga 30 dhjetori, të kenë me vete rezultat negativ të testit PCR jo më të vjetër se 72 orë para nisjes së tyre, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency.

“Përndryshe, ata nuk do të lejohen të hyjnë në vend”, tha në Twitter ministri Fahrettin Koca, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë me shkrim, Koca tha se Turqia ndjek zhvillimet më të azhurnuara shkencore dhe merr masat e nevojshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë, e cila vazhdon të kërcënojë botën.


“Ata që nuk kanë rezultat negativ të testit PCR nuk do të lejohen të hyjnë në aeroplan në rrugën për në Turqi”, shtoi ai.

Ai tha se ishin të nevojshme masa të reja për mbërritjet ndërkombëtare në Turqi për shkak të rritjes së numrit të rasteve në gjithë botën dhe përshpejtimit të pandemisë.

“Ata që nuk paraqesin testin e tyre (negativ) në portën kufitare kur të hyjnë në vendin tonë do të futen në karantinë në adresat ku ata banojnë. Kjo masë do të vazhdojë deri më 1 mars 2021”, thuhet në deklaratë.

Më herët, linja ajrore kombëtare Turkish Airlines gjithashtu njoftoi se i detyron të gjithë pasagjerët e fluturimeve ndërkombëtare të paraqesin rezultat negativ të testit të koronavirusit PCR jo më të vjetër se 72 orë para hipjes.

Turqia të dielën ndaloi përkohësisht fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të koronavirusit i cili përhapet më shpejt.

Fluturimet midis Turqisë dhe Holandës rinisën të mërkurën, ndërsa ndalimi është ende në fuqi për fluturimet nga vendet e mbetura.

Ndërkohë, Turkish Airlines kreu fluturime për në Britani për kthimin e qytetarëve turq.

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori