LAJMI I FUNDIT:

Turqia tregon “aftësitë e helikopterëve vendas të cilët qëllojnë terroristët kudo që janë”!

Turqia tregon “aftësitë e helikopterëve vendas të cilët qëllojnë terroristët kudo që janë”!

Helikopterët sulmues të Turqisë po përdoren në terrene të ndryshme dhe në misione të vështira për “operacionet kundër terrorizmit”.

Dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e këtij vendi, më së fundi ka shpërndarë disa pamje në të cilat thuhet se tregohen stërvitjet ushtarake të bëra me helikopterë të zbulimit taktik dhe sulmues T129 (Atak) që synojnë “elementë terroristë” në disa rajone.

Përveç pamjeve të natës dhe ditës, videoja përfshinte edhe pamjet e operacionit të realizuara gjatë muajve të verës dhe dimrit.


Kështu, në pamjet e publikuara nga ministria, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi, ishin të dukshme momentet kur atakët goditën objektivat e mbyllura me saktësi.

Këta helikopterë të veçantë janë projektuar dhe zhvilluar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) dhe fuqizohen nga motorë të prodhuar nga LHTEC, një ndërmarrje e përbashkët e Rolls Royce britanike dhe Honeywell, një kompani amerikane.

Filiali i prodhimit të motorëve të TAI, TUSAŞ Engine Industries (TEI), ndërkohë filloi një projekt për të zhvilluar një motor vendas për helikopterin, turboboshtin TEI-TS1400.

T129 ATAK është një helikopter i gjeneratës së ardhshme, me dy ulëse, me dy motorë, i projektuar posaçërisht për sulm dhe zbulim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori