LAJMI I FUNDIT:

Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë FSK-në

Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë FSK-në

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Me këtë rast, ministri Quni e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën e tij.

Ai, gjithashtu, shprehu falënderimin për Turqinë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.


Ministri Quni shprehu besimin e plotë se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë do të intensifikohen edhe më tej në funksion të arritjes së objektivit për arritjen e aftësive dhe kapaciteteve të plota të FSK-së, për të mundësuar kështu ofrimin e kontributit të Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global, në operacione paqeruajtëse krahas vendeve partnere në mesin e të cilave është edhe Turqia.

Nga ana e tij, ambasadori ÇagriSakar e falënderoi ministrin Quni për pritjen dhe i uroi detyrën e re, si dhe premtoi se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori