Turqia ka dyfishuar tarifat në disa importe amerikane, siç janë veturat e pasagjerëve dhe alkoolin, në atë që nënpresidenti turk, Fuat Oktay, e ka cilësuar si përgjigje ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara në ekonominë turke, transmeton Reuters.
Ky hap vjen pas rritjes së tensioneve në mes të dy aleatëve të NATOS-s, si pasojë e burgosjes së një pastori amerikan në Turqi dhe çështjeve tjera diplomatike, të cilat kanë shkaktuar rënien e valutës turke në nivele rekorde kundrejt dollarit amerikan.
Të premten e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për rritje të tarifave në importet e çelikut dhe aluminit që vijnë nga Turqia.
Në një dekret të publikuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë dhe të nënshkruar nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan, është thënë se tarifat për veturat e pasagjerëve janë rritur 120 përqind, në pijet alkoolike 140 përqind dhe në duhan 60 përqind.
Tarifat janë dyfishuar edhe në produktet kozmetike, oriz dhe mallra tjera.
“Detyrimet në importe janë rritur për disa produkte sipas parimit të reciprocitetit, në përgjigjje të sulmeve të administratës amerikane në ekonominë tonë”, ka thënë nënpresidenti turk, Fuat Oktay përmes një postimi në Twitter.
Të mërkurën lira është tregtuar me 6.41 për një dollar amerikan.
Erdogan ka thënë se Turiqa është cak i një lufte ekonomike dhe ka përsëritur thirrjet për banorët e vendit të tij që të shesin dollarin dhe euron dhe të përdorin valutën turke.
Të martën, ai ka thënë se Turqia do të bojkotojë produktet elektronike amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker