LAJMI I FUNDIT:

Turqia raporton 218 të vdekur dhe 26.919 raste me coronavirus

Turqia raporton 218 të vdekur dhe 26.919 raste me coronavirus

Turqia raportoi 26.919 infeksione të tjera me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 5.103 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në Turqi arriti në 1.836.728 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 22.215 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.603.780, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 16.417, me 218 viktima të reja.


Në gjithë vendin janë kryer mbi 181 mijë teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 21 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.973, ndërsa është regjistruar rënie e shkallës së rasteve kritike. /Telegrafi/