LAJMI I FUNDIT:

Turqia fillon prodhimin e gjeneratës së re të municionit laserik për fluturaket pa pilot

Turqia fillon prodhimin e gjeneratës së re të municionit laserik për fluturaket pa pilot

Zyrtarët ushtarakë në Turqi, kanë bërë të ditur se ky shtet ka filluar prodhimin masiv të municionit të gjeneratës së re të fluturakes pa pilot.

Siç raportojnë mediat turke, Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim të industrisë së mbrojtjes, ka prodhuar municionin laserik Bozok, që deri më tani i është nënshtruar një sërë testimesh para se të fillojë prodhimi masiv, transmeton Telegrafi.

Siç edhe është pritur, testimet janë kryer në fluturaken pa pilot Bayraktar TB2, që përfaqëson një prej fluturakeve më të kërkuara pa pilot dhe që janë përdorur në luftime në vende të ndryshme të botës.


“Ka filluar prodhimi masiv i municionit Bozok të fluturakes pa pilot. Kemi zhvilluar kokën e Bozokut që ka një rreze më të gjatë veprimi”, tha drejtori i Institutit, Gurcan Okumus.

Në luftën e Ukrainës u dëshmuan si armë efikase, djali i themeluesit të kompanisë turke thotë se tani po i kërkon tërë bota dronët Bayraktar
Lexo po ashtu Në luftën e Ukrainës u dëshmuan si armë efikase, djali i themeluesit të kompanisë turke thotë se tani po i kërkon tërë bota dronët Bayraktar

Për dallim nga “municionet e mençura” MAM-L që deri më tani është përdorur në fluturaket turke pa pilot, Bozok është më i vogël dhe ka një strukturë më kompakte.

Rrezja e saj është zgjeruar nga 9 sa ishte më parë në 15 kilometra – me mundësi të zgjerimit të mëtejmë.

“Kemi kryer teste ku me Bozok kemi përshkuar mbi 15 kilometra. Qëllimi ynë është të kemi një rreze më të gjatë veprimi”, shtoi Okumus.

Sipas pretendimeve të Institutit, municioni Bozok ofron mbrojtje efikase në luftimet asimetrike – duke i dhënë një mundësi fluturakes pa pilot që të kryej sulme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=h8-QOTCBiYk&t=7s

Në trend Botë

Më shumë
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Amerika
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Evropa
Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona

Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona

Evropa
Edhe një javë pas zgjedhjeve, po vazhdon numërimi i votave - gara nuk ka përfunduar për Dhomën e Përfaqësuesve

Edhe një javë pas zgjedhjeve, po vazhdon numërimi i votave - gara nuk ka përfunduar për Dhomën e Përfaqësuesve

Amerika
Kalo në kategori