SHBA janë të zemëruara me ndërhyrjen e paralajmëruar të Turqisë në Sirinë veriore, thuhet. Por ajo që dëshiron Erdogan, nuk është kundër interesit të Donald Trump, është i mendimit Miodrag Soric.
Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka fshehur ndonjëherë, se do që të kthejë në shtëpi shumë ushtarë amerikanë të stacionuar në botë.
Tani Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur, se do të tërheqë një pjesë të madhe të ushtarëve të saj nga Siria Veriore.
Me këtë hap Uashingtoni i lë në baltë kurdët, aleatët e tij të luftës kundër islamistëve, shkruan DW.
Trump i referohet vullnetit të zgjedhësve: Amerikanët janë të lodhur nga lufta. Ata nuk shikojnë ndonjë sukses të madh në konfliktet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Le ta vrasin mendjen të tjerët për këtë!
Turqi: Era ka ndryshuar drejtim
Turqit janë pak para marshimit në Sirinë e Veriut. Presidenti Erdogan ndodhet prej muajsh nën presion.
Partia e tij ka pësuar humbje të ndjeshme në zgjedhjet lokale, edhe sepse kundërshtarët e tij premtuan se do të zgjidhin problemin e refugjatëve.
Katër milionë sirianë jetojnë ndërkohë në Turqi. Pas kaq vitesh shumë prej tyre kanë ndërtuar një jetë të tyren në Turqi.
Shumë fëmijë ndërkohë vizitojnë shkollat turke, familjet marrin përkujdesjen shëndetësore dhe sociale.
Ankaraja ka bërë shumë në këtë drejtim. Por ndërkohë po fryn një erë e re. Qindra mijëra sirianë po kthehen në konkurrencë në tregun e punës për punëtorët turq.
Sidomos në kohë të vështira aktualisht për ekonominë turke, kjo nxit konflikte.
Politikanët që duan shpejt të sigurojnë mbështetje në elektorat kundrejt kundërshtarëve, kërkojnë kthimin e sirianëve në vendin e tyre.
Erdogan është njëri prej tyre.
Tërheqja e amerikanëve është në këtë kuptim një dhuratë e mirëpritur.
Tani ai ka dorë të lirë që të ngrejë „zonat e sigurisë” në Veriun e Sirisë për të zhvendosur aty refugjatët sirianë.
Në të njëjtën kohë ushtria turke do të veprojë kundër luftëtarëve kurdë të YPG-së, që deri më tani kanë luajtur rol në këtë zonë.
Pas marshimit, influenca politike e Turqisë do të rritet në të gjithë rajonin.
Kur të negociohet për të ardhmen e rendit të paqes për Sirinë, Erdogan do të kërkojë që të thotë fjalën e tij krahas rusëve dhe iranianëve.
Kjo politikë e Trumpit dhe Erdoganit bie në kurriz të atyre që janë më të dobëtit – refugjatët.
Sepse çfarë mund të bëjnë ata në një rajon të huaj edhe për vetë ata, Sirinë Veriore, në një zonë të shkatërruar nga lufta? Dhe si do të jetojnë ata në zona gjysmë të shkatërruar dhe pa infrastrukturë? Si do të sillen këta refugjatë atje, me dhunë e kundër vullnetit të tyre? Nëse planet e Erdoganit do të jetësohen, atëherë kërcënon një katastrofë e re në rajon.
Më mirë të mbahen larg se të integrohen refugjatët
Bashkëpërgjegjës për situatën e refugjatëve në rajon janë shumë aktorë: pushtetmbajtësit autoritarë si presidenti Assad, apo Vladimir Putin dhe Rouhani.
Por edhe krerët evropianë, si për shembull në Poloni apo Hungari që nuk pranojnë të marrin refugjatë, apo nuk duan të shohin aty ku vuajnë të tjerët.
Por përgjegjësi nuk kanë vetëm krerët e qeverive nga Europa, të cilët i ofrojnë Erdoganit miliarda të tjera vetëm që ai t’ua presë rrugën refugjatëve që duan të vijnë në Europë.
Sepse për vendet europiane ky variant është disa herë më i lirë, se sa të integrojnë qindra mijëra sirianë në shoqëritë e mirëqenies. Një pazar i pastër politik. Politikë e pushtetit pra në vend të moralit. Politikë realiste, siç e quajnë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës