Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar mes Kosovës dhe Turqisë në sektorin e pylltarisë, një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve të Turqisë po qëndron në vizitën e parë zyrtare në Kosovë.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite është identifikimi i prioriteteve dhe fushave të bashkëpunimit mes dy vendeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur.
Delegacioni turk i udhëhequr nga Murat Çevirme, drejtor i Departamentit për Menaxhim dhe Planifikim të Pyjeve u prit nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë Blerim Hasani, i cili i njoftoi me politikat e ndërmarra nga MBPZHR-ja të cilat kanë për qëllim avancimin e sektorit të pylltarisë.
“Ne si institucion jemi të gatshëm në zbatimin e kësaj marrëveshje mes dy vendeve mike siç janë Kosova dhe Turqia. Andaj, shpreh gatishmërinë e plotë të Ministrisë për zbatimin e saj”, tha ai.
Gjithashtu, delegacionin turk e priti në takim edhe kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Bekim Hoxha, i cili i njoftoi mysafirët me gjendjen dhe problemet aktuale të sektorit të pylltarisë.
Kryeshefi Hoxha tha se ndarja e përgjegjësive për menaxhimin e pyjeve mes APK-së dhe komunave ka krijuar vështirësi në zbatim të legjislacionit, por shfaqi shpresën që ky problem do të rregullohet me Ligjin e ri të Pylltarisë.
“Gjatë vizitës në Turqi, të realizuar vitin e kaluar, ne kemi vërejtur që ju keni modele shumë të suksesshme të menaxhimit të pyjeve, prandaj presim mbështetjen tuaj për menaxhimin të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët që kemi nënshkruar”, tha Hoxha.
Delegacioni turk gjatë qëndrimit në Kosovë do të realizojë edhe vizita në terrenet pyjore, në sektorin privat, në Institutin e Pylltarisë, në Fidanishten Pyjore, si dhe në vend-gjuetinë me rëndësi të veçantë në Blinajë, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Si të dallohet qumështi i mirë?

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa