LAJMI I FUNDIT:

Turqi, 246 të vdekur dhe mbi 26 mijë raste të reja me COVID-19

Turqi, 246 të vdekur dhe mbi 26 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 26.410 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 4.103 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 1.982.090 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 31.945 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 1.753.552, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 17.610, me 246 viktima të reja, që është shifra më e lartë deri më tani.


Në gjithë vendin janë kryer 205.809 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 22,1 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.707.

“Numri i pacientëve në gjendje kritike vazhdon të bie. Rastet aktive kanë filluar të zvogëlohen. Presim që nga kjo fundjavë, masat të tregojnë më shumë efektin e tyre”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.