Turneu i Counter-Stirke Elisa Masters do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës
Elisa ka shpallur Elisa Masters Espoo 2023, që edhe njëherë do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës.
Turneu do të zhvillohet nga data 29 nëntor, me një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh.
Tetë skuadra do të jenë në garë në turneun në Espoo të Finlandës.
Deri më tani vetëm skuadra e GamerLegion është konfirmuar për këtë turne, ndërsa të tjerat do të ftohen në ndërkohë nga organizatori.
Turneu sigurisht se do të zhvillohet në versionin e ri të lojës Counter-Strike 2, i cili pritet të lansohet së shpejti nga VALVE. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























