LAJMI I FUNDIT:

Turku që dyshohet se shtyu gruan nga shkëmbinjtë, kthehet në vendngjarje para se të vazhdojë me pushimet luksoze

Turku që dyshohet se shtyu gruan nga shkëmbinjtë, kthehet në vendngjarje para se të vazhdojë me pushimet luksoze

Burri që po akuzohet për shtyrjen e gruas shtatzënë për vdekje nga një shkëmb, sërish është kryer në vendin e krimit.

Hakan Aysal, 40 vjeç, pretendohet të ketë marrë një hua në emër të gruas së tij 32-vjeçare Semra Aysal, të cilën prokurorët thonë se e vrau gjatë pushimeve në vendlindjen e tyre Turqi.

Momenti tronditës ngjau buzë një shkëmbi në Mugla, ku çifti kërkoi të bënte një selfie para se ta shtynte drejt vdekjes, shkruan thesun.


“Një vend që dikur ishte parajsa ime nuk ka më diell”, shkroi Aysal pas rikthimit në vendngjarje, raporton thesun.

Pas vrasjes së pohuar, Aysal thuhet se ka marrë hua në emrin e saj, si dhe sigurime personale shkaku i aksidentit me mbi 40 mijë euro.

Akuza gjithashtu vuri në dukje se Aysal kishte kërkuar pagesën e sigurimit pak kohë më vonë, por u refuzua kur u zbuluan lajmet e hetimit.

Në një intervistë me video, gjykata dëgjoi nga vëllai i viktimës, Naim Yolcu, i cili tha se “Kur shkuam në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin, Hakan ishte ulur në veturë. Familja ime dhe unë u shkatërruam, por Hakan madje nuk u shfaq i trishtuar”.

Ai shtoi se “Motra ime ishte gjithmonë kundër marrjes së kredive. Sidoqoftë, pasi ajo vdiq, mësuam se ajo kishte tre hua të marra nga Hakan në emër të motrës time. Gjithashtu, Hakan kishte një frikë nga lartësia, me çfarë sporti ekstrem do të merret kur të trembet nga lartësia?”.

Burri turk pozon me gruan e tij shtatzënë - më pas dyshohet se e hodhi nga shkëmbi, që të përfitonte paratë e sigurimit të jetës së saj
Lexo po ashtu Burri turk pozon me gruan e tij shtatzënë - më pas dyshohet se e hodhi nga shkëmbi, që të përfitonte paratë e sigurimit të jetës së saj

Ai ka mohuar të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, duke thënë se “Pasi bëri një foto, gruaja ime futi telefonin në çantën e saj. Më vonë ajo më kërkoi t’i jepja telefonin. Unë u ngrita dhe pastaj dëgjova gruan time që bërtiste pas meje kur eca disa hapa larg për të marrë telefonin nga çanta e saj. Kur u ktheva mbrapa, ajo nuk ishte atje. Unë nuk e shtyva gruan time”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori